Musliu-Shoshi kritikon punësimet në ministrinë e Glauk Konjufcës: “Nale dorën me nipa e mbesa”

03 nëntor 2026 | 21:39

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka kritikuar punësimet e bëra në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, që rezultojnë të jenë të afërm të politikanëve të ndryshëm.

Duke i thënë “ndale dorën me nipa e mbesa” ministrit Glauk Konjufca, Musliu-Shoshi ka publikuar raportimet mediale që shtjellojnë lidhjet familjare të të punësuarve, me figura të ndryshme të jetës politike.

“Emërimet në diplomaci duhet të bazohen në meritë, profesionalizëm dhe kritere ligjore, jo në lidhje familjare me zyrtarët e pushtetit” shkroi ajo.

Postimi i saj i plotë:

Glauk, nale dorën me nipa e mbesa!

Ambasadat e Kosovës nuk janë vende për rehati familjare e partiake!

Emërimet në diplomaci duhet të bazohen në meritë, profesionalizëm dhe kritere ligjore, jo në lidhje familjare me zyrtarët e pushtetit.

Diplomacia duhet t’u shërbejë interesave të shtetit, jo interesave familjare e partiake!

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Deputeti dhe ish-ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka…