​Jashari: Po përkrahim bujqit dhe fermerët

09 korrik 2020 | 19:17

Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari sot ka vizituar fushatën e korrje-shirjeve në fshatin Aqarevë, ku ka parë nga afër këtë proces duke shpresuar që ky vit të jetë i bereqetshëm dhe puna e tyre të paguhet.

Jashari është shprehur i lumtur që gjatë mandatit të tij qeverisës i kanë dhënë prioritet fushës së bujqësisë, ku kanë pesëfishuar buxhetin për këtë sektor, duke përkrahur kështu bujqit dhe fermerët me subvencione të ndryshme.

“Gjatë këtij viti janë mbjellë rreth 5 mijë hektar me grurë, tërësisht në sektorin privat, ndërsa rendimentet janë të kënaqshme. Së fundmi kemi hapur gjithashtu thirrjen për aplikim për grante për gjithë fermerët e interesuar për bimë bujqësore, mjete, sera e grante të tjera. Bëjë thirrje që të punohet sa më shumë me tokat, në mënyre që me vonë të korrim fryte nga to”, thuhet në njoftim.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra lidere e Superligës, Drita nga Gjilani, vazhdon rrugëtimin drejt…