​Krasniqi: Situata e menaxhueshme me Covid-19, vazhdojmë me masat në fuqi

27 shkurt 2021 | 13:19

Ditëve të fundit Kosova ka shënuar rritje të rasteve të reja me koronavirus. E përkundër kësaj drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (SHKUK), Valbon Krasniqi thotë se aktualisht situata epideomologjike është e manxhueshme, dhe ende kanë kapacitete spitalore.

Krasniqi thotë se janë duke i përcjell shifrat dhe tani për tani do vazhdohet me masat anti-Covid që janë në fuqi.

Drejtori i SHSKUK-së ka kërkuar mbikëqyrje më të rreptë të masave kundër përhapjes së pandemisë që janë në fuqi.

Krasniqi për KosovaPress thotë se duke parë shifrat e rasteve të reja që janë në rritje ditëve të fundit, presin një rritje të të infektuarve me koronavirus.

Ai thotë se si SHSKUK kanë ndërmarrë të gjitha përgatitjet e mundshme për një valë tjetër të Covid-19, në Kosovë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Numërimi i votave të rregullta në zgjedhjet e 14 shkurtit…