Kandidati i vetëm nga Lipjani që ka siguruar një ulëse në Kuvendin e Kosovës

27 shkurt 2021 | 13:17

Numërimi i votave të rregullta në zgjedhjet e 14 shkurtit ka mbaruar.

Disa kandidatë tashmë kanë siguruar votat e mjaftueshme për të qenë pjesë e legjislaturës së re në Kuvendin e Kosovës.

Nga komuna e Lipjanit, kandidati i vetëm deri më tani që ka siguruar një ulëse është ai i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi.

Indeksonline mëson se Rrustemi vetëm në Lipjan ka siguruar rreth 6 mijë vota dhe 6 mijë të tjera në komunat tjera.

Rrustemi ka qenë përfaqësues i LVV-së në KQZ në të kaluarën. Ndërsa në këto zgjedhje, ai ishte kandidati me numër 15 në listën e Vetëvendosjes.

LVV në Lipjan mori 13 mijë e 15 vota, duke qenë subjekti më i votuar në këtë komunë. Nëse i kthejmë në përqindje këto vota, atëherë i bie që LVV ka 47.40 përqind në qytetin e Lipjanit.

Vjosa Osmani në Lipjan ka marr 10 mijë e 494 vota, ndërsa Glauk Konjufca 7234.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka thënë për gazetën…