​Kuçi premton kompletimin e bordit të ARKEP-it

17 nëntor 2020 | 12:21

Në Komisionin për Ekonomi është miratuar në parim Projektligji për masat për uljen e kostos se shtrirjes së rrjeteve të komunikimeve elektronike të shpejtësisë së lartë.

Këtë Projektligj e ka prezantuar ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi i cili theksoi se është pjesë e programit qeverisës dhe në përputhje të plotë me direktivat e BE-së.

Kuçi duke iu përgjigjur anëtarëve të këtij komisioni, theksoi se janë hapur procedurat për zgjedhjen e dy anëtarëve të bordit të ARKEP-it për të bërë funksional këtë bord. /KP/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lista Shqiptare nuk do të jetë pjesë e qeverisë së…