​MPJ e rikthen ‘tweet’-in e fshirë me përmirësime

25 maj 2021 | 00:44

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka rikthyer “tweet”-in e saj, pas kritikave që mori për përdorim të dobët të gjuhës angleze në tekstin e parë.

“Është një pikëpamje e zakonshme në Evropë se Rusia nën presidentin Putin po bëhet më agresive në politikën e jashtme dhe se ai padyshim mbështetet në një Perëndim të dobët. Është gjithashtu një analizë e zakonshme në Perëndim se pa pëlqimin e Putinit nuk do të kishte pasur asnjë sulm të Bjellorusisë ndaj një avioni civil”.

“Ka shqetësime në rritje edhe për një Serbi më agresive. Serbia mori 30 tanke shtesë dhe 30 transportues ushtarakë nga Rusia. Retorika e presidentit Vuçiq është armiqësore. NATO, SHBA dhe BE duhet të marrin masa për të mbrojtur aleatët e saj. Kosova është gati të punojë me SHBA dhe BE”, thuhet në postim.

“Pa miratimin e Putinit asnjë sulm i Bjellorusisë ndaj avionit, asnjë kërcënim i ri nga Vuçiq, me 30 tanke të tjera, 30 mil. transportues nga Rusia. NATO, SHBA, BE duhet të marrin masa për të mbrojtur dhe mbrojtur aleatët”, deklarohej në postimin e fshirë më herët nga MPJ-së, i cili mori kritika për gabime në gjuhën angleze.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Netflix ka konfirmuar transmetimin për sezonin e pestë të serialit…