​Prishtina, fituese e Kupës së Kosovës

03 mars 2019 | 19:22

Prishtina e ka turpëruar Rahovecin në “Mizahir Isma” për ta fituar Kupën e Kosovës.

Skuadra nga kryeqyteti dominoi gjatë gjithë takimit në sallën e sporteve “Mizahir Isma” që ishte e stërmbushur me tifozë, duke triumfuar me rezultatin 96:60.

Prishtina ishte dukshëm më e mirë se vendasit, që kanë një skuadër kryesisht me basketbollistë të rinj.

Skuadra nga Kryeqyteti, e mbylli pjesën e parë me 16 pikë diferencë, 48:32, kurse në fund diferenca shkoi deri në 36 pikë, duke triumfuar 96:60.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, këtë të diel zgjodhi të…