​Rritet numri i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë

03 janar 2022 | 08:13

Është rritur numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë.

Aktualisht sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) janë 509 raste aktive me koronavirus.

Prishtina ka numrin më të lartë të rasteve aktive.

Aktualisht në kryeqytet janë 119 raste aktive me COVID-19. E dyta është komuna e Ferizajt me 47 raste aktive e më Prizreni me 40 raste.

Ndërkaq, në raportin e fundit IKShPK njoftoi për 29 raste të reja me COVID-19.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka paralajmëruar krizë edhe më…