​Vidhen dy vetura në garazhin e një shtëpie në Suharekë

14 korrik 2021 | 23:52

Policia e Kosovës raportoi për vjedhjen e dy veturave të cilat kanë qenë në një garazh brenda oborrit të një shtëpie në Suharekë.

Policia thotë se është duke hetuar rastin, ndërsa shton se veturat kanë qenë me targa vendore.

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se nga persona të panjohur iu kishin vjedhur dy vetura me targa vendore të cilat kishin qenë të parkuara në garazh brenda në oborrin e shtëpisë. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin”, njoftoi policia.

Ngjarja besohet të ketë ndodhur në orët e para të së martës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Preshevës dhe Lugina nuk kanë vetëm problemin e…