1 207 pacientë me Covid po marrin trajtim në spitalet e Kosovës

05 shtator 2021 | 11:54

1207 pacientë po marrin trajtim nga Covid-19 në klinkat COVID në QKUK dhe spitalet e përgjithshme.

1101 nga ta, të konfirmuar Covid-19 pozitivë, 1026 me oksigjeno-terapi dhe 87 në kujdes intensiv mjekësor.

Në QKUK janë të shtrirë 418 pacientë të shtrirë, 413 prej tyre Covid-19 pozitivë, 354 me oksigjeno-terapi.

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 789 pacientë, 688 të konfirmuar me Covid-19 pozitivë dhe 672 me oksigjeno-terapi.

Numri i pacientëve sipas klinkave Covid-19 dhe spitaleve të përgjithshme

Klinika Infektive, 113 pacientë
Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive), 109 pacientë
Klinika Infektive III ( Interno), 70 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 87 pacientë
Mjekimi Intensiv COVID-19, 23 pacientë
Klinika e Gjinekologjisë, 13 pacientë
Klinika e Pediatrisë, 3 pacientë

Spitali i Prizrenit, 161 pacientë
Spitali i Gjakovës, 112 pacientë
Spitali i Pejës, 220 pacientë
Spitali i Gjilanit, 127 pacientë
Spitali i Vushtrrisë, 30 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 59 pacientë
Spitali i Ferizajt, 80 pacientë

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj, ka…