
1.5 milion vaksina kundër Covidit të administruara në Kosovë
18 tetor 2021
| 16:10
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se deri më tani në Kosovë janë administruar 1.5 milion doza të vaksinës kundër Covidit.
Kjo ministri ka thënë se mbrojtja më e mirë kundër Covidi është vaksinimi, duke u bërë thirrje qytetarëve që ta bëjnë një gjë të tillë.
“Ndërsa përballemi me variantin shumë ngjitës ‘Delta’ të Covid-19, ndryshimi nuk do të vijë nëse nuk punojmë të gjithë së bashku për t’u vaksinuar. Është mbrojtja më e mirë që kemi. Asgjë nuk ka mbaruar akoma. Vaksinat e sigurta dhe efektive kundër Covid-19 janë në dispozicionin tuaj. Rezervo sot terminin tënd në ‘e-Kosova’”, ka njoftuar MSh-ja.