Mula, trajneri i përkohshëm i Vëllaznimit

18 tetor 2021 | 16:10

Skuadra e Vëllaznimit nga Gjakova me anë të një njoftimi ka zyrtarizuar trajnerin e ri të skuadrës. Koordinatori i Akademisë së Klubit nga Gjakova, Blerim Mula sot është emëruar përkohësisht trajner i skuadrës.

Kujtojmë se para disa ditëve ish-trajneri Granit Begolli dha dorëheqje nga kuqezinjtë.

“KF Vëllaznimi i uron për postin Blerim Mula dhe i dëshiron suksese në vazhdim”, thuhet në njoftimin e klubit kuqezi. Pas xhiros së tetë në Ligën e Parë, Vëllaznimi pozicionohet në vendin e dytë të Grupit A me 18 pikë, aq sa ka edhe Trepça ’89 në pozitën e parë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Marrja në pyetje e dëshmitarit të parë në gjykimin ndaj…