10 gjërat më të kërkuara në “Google” për vitin 2018

13 dhjetor 2018 | 11:41

“Google” ka publikuar një listë me gjërat më të kërkuara për vitin 2018, përfshirë këtu filmat më të suksesshëm, VIP-at më të njohur, ngjarjet më të bujshme etj. Sigurisht që lista vlen vetëm për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, megjithëse me zhvillimet e ditëve të sotme, s’mund të themi që s’janë tregues edhe për Evropën dhe jo vetëm.

Sigurisht që Kupa e Botës nga FIFA – Rusi 2018 do të ishte padyshim ngjarja më e kërkuar për vitin 2018, e ndjekur nga uragani ‘Florence’ që goditi qytetin bregdetar të Wilmington-it në Karolinën e Veriut, për t’u përhapur më pas në të tjera zona. Vdekja e reperit Mac Miller si pasojë e toksicitetit të përzierjes së fentanilit (ilaç kundër dhimbjes që përdoret zakonisht për anestezi), kokainës dhe alkoolit, ishte një tjetër ngjarje e bujshme, e cila renditet në vendin e tretë.

Në vijim gjeni listat e plota. Lista finale: 1. Kupa e Botës; 2. Uragani Florence; 3. Mac Miller; 4. Kate Spade; 5. Anthony Bourdai;  6. Black Panther; 7. Mega Millions Results; 8. Stan Lee; 9. Demi Lovato; dhe10. Zgjedhjet elektorale.

Filmat: 1. Black Panther; 2. Incredibles; 3. Deadpool; 4. Avengers: Infinity War; dhe 5. A Quiet Place.

Aktorët: 1. Logan Paul; 2. Bill Cosby; 3. Sylvester Stallone; 4. Pete Davidson; dhe 5. Michael B. Jordan.

Njerëzit: 1. Demi Lovato; 2. Meghan Markle; 3. Brett  Kavanaugh; 4. Logan Paul; 5. Khloe Kardashian.

Vdekjet: 1. Mac Miller; 2. Kate Spade; 3. Anthony Bourdain; 4. Stan Lee; dhe 5. Aretha Franklin

Muzika: 1. Demi Lovato; 2. Eminem; 3. Ariana Grande; 4. Rick Ross; dhe 5. Cardi B.

Këngët: 1. Bohemian Rhapsody; 2. This Is America; 3. Baby Shark; 4. God’s Plan; dhe 5. Killshot. 

Dasmat: 1. Dasma mbretërore [Prince Harry dhe Meghan Markle]; 2. Dasma e Priyanka Chopra-s me Nick Jonas; 3. Dasma e princeshës Eugenie-s me Jack Brooksbank; 4. Dasma e Kat Von D me Rafael Reyes; dhe 5. Dasma e Deepika Padukone me Ranveer Singh./Variety/lexo.al/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, duke u bazuar…