10 mijë faqe dokumente dhe prova për krimet e Serbisë do t’i dorëzohen organeve të drejtësisë

09 dhjetor 2019 | 12:41

Nga Ministria e Punëve të Jashtme kanë bërë me dine se gjatë këtij mandati kanë pasur synim kryesor dëshminë e krimeve të luftës të kryera nga Serbia.

Këshilltari i ministrit të Punëve të Jashtme në detyrë, Jetlir Zyberaj, ka theksuar se kjo ministri ka në dispozicion rreth 10 mijë faqe dokumente që ende nuk janë trajtuar nga drejtësia ndërkombëtare në lidhje me krimet serbe në Kosovë.

“Në ditët në vijim, gjatë një takimi me Prokurorin Speciale të Kosovës, këto dokumente dhe prova do të dorëzohen me qëllim sjelljen e kriminelëve serbë të luftës para drejtësisë. Duke i kuptuar edhe limitet që ka sistemi ynë i drejtësisë, bashkë me prokurorinë do të gjejmë zgjidhjen e drejtë që kriminelët të nxirren para ligjit. Në një kohë kur ata që mbështesin Millosheviqin marrin çmimin Nobel dhe mohimi i masakrave dhe akteve gjenocidale të kryera nga Serbia konsiderohen si normalitet, ne duhet të flasim dhe të rikujtojmë botën për atë që ndodhi në Kosovë”, ka shkruar Zyberaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Gjatë mandatit të Zëvendëskryeministrit të Parë dhe Ministrit të Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli, një synim kryesor i…

Gepostet von Jetlir Zyberaj am Montag, 9. Dezember 2019

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Blerim Reka Përplasjet e fundit në samitin e NATO-s në…