“Neutraliteti” raketor i Serbisë

09 dhjetor 12:40

Blerim Reka

Përplasjet e fundit në samitin e NATO-s në Londër dhe ato më herët në BE, do ndihen edhe në Ballkan. Derisa BE-ja po merret me reformën e brendshme, SHBA-ja po shqetësohen për sigurinë e saj të jashtme. Amerikanët po kërkojnë forcimin e NATO-s përballë kërcënimit rus; ndërkaq ca evropianë po kërkojnë “Ushtrinë Evropiane” dhe “dialog strategjik me Rusinë”. Disonancat në BE dhe NATO, po mundohet t’ i maksimalizojë Serbia për të penguar Euro- Atlantizimin e rajonit. Tash edhe me ç’ pikjen e saj më të re: “politikën e jashtme neutrale”.

Pas kyçjes në Unionin Euro- Aziatik dhe lansimit të “Unionit Ballkanik”, Beogradi nxori në tregun rajonal edhe “neutralitetin”. Si një copy paste i “Lëvizjes s të Painkuadruarve” të Titos- përballë dy blloqeve; Vuqiqi po mundohet ta “neutralizoj” Ballkanin, sot karshi NATO-së. Si t`i besohet këtij “neutraliteti”: me bazat ruse brenda Serbisë , me mos-aplikimin e sanksioneve të BE-së ndaj Moskës, e pas 16 takimeve me Putinin në 7 vitet e fundit, së shpejti edhe me blerjen e sistemit rus anti-raketor: “S-400”?

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-futbollisti i Milanit, Tiemoue Bakayoko që është pjesë e Monacos…