10 milionë të testuar në Vuhan, asnjë rast i ri me Covid-19

02 qershor 2020 | 20:47

Autoritetet në qytetin kinez të Vuhanit, ku koronavirusi u zbulua për herë të parë, konfirmon se ka përfunduar me sukses procesin e testimit të të gjithë popullatës.

Komisioni shëndetësor në provincën e Hubei informon se nga 14 maji deri më 1 qershor iu nënshtruan testit 9.89 milionë banorë, në një kohë kur raportohet se Vuhani ka rreth 11 milionë banorë.

Sipas gazetës “People’s Daily” nga rezultatet u mësua se vetëm 300 persona ishin pozitivë me koronavirus dhe nuk kishin simptoma, ose ndryshe në 0,003% e të testuarve. I gjithë procesi i testimit raportohet të ketë kushtuar 126 milionë dollarë.

Vuhani ishte qyteti që u konsiderua si epiqendra e shpërthimit të virusi, nga i cili u infektuan më shumë se 50 mijë persona. Banorët e këtij qyteti kaluan më shumë se 76 në izolim gjatë pikut të pandemisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga trembëdhjetë rastet e reja që janë konfirmuar pozitiv me…