Shtatë raste të reja me Covid-19 në Prishtinë, reagon Shpend Ahmeti

02 qershor 2020 | 20:39

Nga trembëdhjetë rastet e reja që janë konfirmuar pozitiv me koronavirus nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, shtatë prej tyre janë me vendbanim në Prishtinë.

Pas rasteve të reja ka reaguar edhe kryetari i kryeqytetit, Shpend Ahmeti, i cili ka kërkuar nga qytetarët kujdes më të madh.

“Nga 13 raste të reja sot në Kosovë, shtatë në Prishtinë. 6 prej tyre, familjarë të një rasti të djeshëm. Ju lutemi kujdes këto ditë. Së paku maskat janë mbrojtja minimale që duhet të praktikojmë. Vazhdojmë drejt rihapjes së plotë me kujdes”, ka shkruar Ahmeti në profilin e vet në “Facebook”.

(V.Z / Epoka e re)

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i komunës së Çairit në Shkup, Visar Ganiu ka…