Kryetari i Çairit, Visar Ganiu, pozitiv me Covid-19

02 qershor 2020 | 20:33

Kryetari i komunës së Çairit në Shkup, Visar Ganiu ka njoftuar përmes ‘Facebook’ se pas testimit të realizuar dje për mundësinë e infektimit me COVID-19, ka rezultuar POZITIV. Ganiu ka thënë se ndjen keqardhje për të gjithë ata që ky ka pasur kontakt.

‘Ndjej keqardhje për të gjithë ju/ata me të cilët kam pasur kontakt. Nga ky pozicion edhe njëherë JU APELOJ, JU LUS për kujdes, masa mbrojtëse dhe respektim të rekomandimeve”!

Bashkë do të ia dalim, ka shkruar Visar Ganiu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se me partnerët…