Mustafa: Për postin e Presidentit vendosim në shkurt

02 qershor 2020 | 20:29

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se me partnerët me të cilët po synojnë nesër ta formojnë Qeverinë nuk e kanë negociuar çështjen e zgjedhjes së Presidentit pasi t’i përfundojë mandate Hashim Thaçit.

“Arsyeja është se asnjë nuk e ka pasë fuqinë që t’i garantojë votat se mund të zgjedhë Presidentin. Me Vetëvendosjen ka qenë ndryshe sepse kemi pasë fuqi gati 50 përqind”, ka thënë Mustafa.

“Si LDK nuk kemi marrë obligim dhe ajo çështje ka mbet të zgjidhet në momentin që të vjen koha. Në atë kohë duhet të bisedohet me të gjithë. Nuk kemi obligim ndaj askujt. As për Kuvendin [kryetarin] nuk kemi diskutuar sepse atë e kemi”.

“Për presidentin jemi të vetëdijshëm se do të ballafaqohemi me atë çështje në shkurt. Për këtë çështje që do ta hapim debatin në kuvend me të gjitha subjektet. Do të përpiqemi që këtë çështje ta zgjidhim dhe ta evitojmë shkuarjen në zgjedhje”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në mesin e dy minatorëve që mbetën sot të vdekur…