
10-vjeçarja u lëndua në qafë, dalin detaje të reja nga krimi i rëndë në Prizren
Një vrasje e rëndë ka ndodhur sot brenda një familje në Prizren.
Një burrë, M.Gorenc, 45 vjeçar dyshohet se e ka vrarë me thikë vajzën e tij 15 vjeçare, S.Gorenc.
Lëndime trupore kanë pësuar edhe vajza tjetër e moshë 10-vjeçare si dhe vet i dyshuari.
Për gjendjen e tyre shëndetësore për Klankosova.tv ka folur Afrim Jahaj, specialist i Qendres Emergjente.
“Rreth orës 06:15, është pranuar vajza, me plagë në regjionin e qafës. Ajo është trajtuar në ORL dhe më pas është transferuar për trajtim të mëtutjeshëm në QKUK në Prishtinë. Rreth orës 06:30 është pranuar edhe burri, i cili dyshohet se e ka shkaktuar ngjarjen e rëndë. Ai ka pasur disa plagë, duket se ka tentuar ta lendojë vetën, pra të kryejë vetëvrasje. Ai është ende duke u trajtuar dhe më pas të shohim nëse do të pranohet në klinikë apo edhe do të lirohet”, deklaroi ai.
Jahaj theksoi se në Qendren Emergjente, është pranuar edhe gruaja e të dyshuarit.
“Ajo nuk ka lëndime trupore, veçse është e tronditur nga ngjarje e rëndë”, theksoi ai.