10 vjet nga vdekja e Shasivar Makollit, Bardhyl Mahumti e kujton atë: Mungesa jote është e madhe Çal
Bardhyl Mahmuti ka përkujtuar sot në dhjetëvjetorin e ndarjes nga jeta veprimtarin e çështjes kombëtare, Shasivar Makolli.
“Mungesa jote është e madhe Çal, sidomos në këtë kohë kur janë përmbysur vlerat! Në ditën e përvjetorit të këtij kolosi të paepur të atdhetarisë, fotos së Shasivar Makollit po bashkëngjis tri fotografi nga koha para pandemisë dhe katrahurës politike. Fotografinë me Adem Demaçin, simbolin e rezistencës sonë kombëtare dhe luftëtarin e shquar të çështjes kombëtare Fatmir Arifin gjatë vizitës në shtëpinë e Qalit. Fotografinë me Muhamet Mavrajn, figurë emblematike e Lëvizjes Studentore para dhe gjatë luftës çlirimtare të Kosovës dhe me Shqiptar Adem Demaçin gjatë homazheve për Shasivar Makollin”, ka shkruar Mahmuti në “Facebook”.
Postimi i plotë i tij:
LAVDI E PËRJETSHME SHASIVAR MAKOLLIT!
Dhjetë vjet nga shkuarja në përjetësi e veprimtarit të madh të çështjes kombëtare, Shasivar Makolli.
Mungesa jote është e madhe Qal, sidomos në këtë kohë kur janë përmbysur vlerat!
Në ditën e përvjetorit të këtij kolosi të paepur të atdhetarisë, fotos së Shasivar Makollit po bashkëngjis tri fotografi nga koha para pandemisë dhe katrahurës politike.
Fotografinë me Adem Demaçin, simbolin e rezistencës sonë kombëtare dhe luftëtarin e shquar të çështjes kombëtare Fatmir Arifin gjatë vizitës në shtëpinë e Qalit.
Fotografinë me Muhamet Mavrajn, figurë emblematike e Lëvizjes Studentore para dhe gjatë luftës çlirimtare të Kosovës dhe me Shqiptar Adem Demaçin. gjatë homazheve për Shasivar Makollin.
LAVDI E PËRJETSHME SHASIVAR MAKOLLi!



