PDK-ja: Zbardhja e fatit të të zhdukurve është detyrim moral, kombëtar dhe institucional
27 prill 2026
| 13:26
Në shënimin e Ditës së Personave të Zhdukur me Dhunë, grupi parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) ka bërë homazhe pranë Monumentit të Personave të Zhdukur, në nderim të mijëra qytetarëve të zhdukur gjatë luftës së viteve 1998-1999.
PDK-ja ka thënë se kërkesa për të vërtetën dhe për zbardhjen e të fatit të mbi 1600 personave të zhdukur mbetet detyrim moral, kombëtar dhe institucional.
“Kërkesa për të vërtetën, për drejtësi dhe për zbardhjen e të fatit të mbi 1 600 personave të zhdukur mbetet detyrim moral, kombëtar dhe institucional. Kosova nuk harron!”, është thënë në njoftimin e PDK-së.



