Vështirësi në qarkullim në tri rrugët që çojnë drejt pikave kufitare
29 nëntor 2026
| 23:21
Të reshurat e borës dhe ngricat e shkaktuara, kanë bërë që në disa rrugë të Kosovës të ketë vështirësi të qarkullimit.
Ndërkohë, Qendra Kombëtare për Menaxhimin e Kufirit ka përditësuar të dhënat për gjendjen e rrugëve që çojnë drejt pikave të kalimit kufitar.
Sipas të dhënave të fundit të publikuara në faqen e kësaj qendre, vështirësi në qarkullim vazhdon të ketë në rrugën Podujevë–Merdarë, Gjakovë–Qafë e Prushit dhe Prishtinë–Mutivodë.
Ndërkaq, në rrugët që çojnë drejt pikave të tjera kufitare, ndonëse raportohet për prani të borës, nuk ka njoftime për akull, mjegull apo rrëshqitje të dheut.




