Dy festa të mëdha shqiptare dhe shqiptarët me një mungesë të madhe në zemrat e tyre!
Besa Ismaili-Ahmeti
27 Nëntori, Dita e Forcës së Sigurisë së Kosovës, dhe 28 Nëntori, Dita e Flamurit Kombëtar, e Pavarësisë së Shqipërisë dhe ditëlindja e Komandantit Legjendar Adem Jashari, janë data që mishërojnë historinë, sakrificën dhe identitetin tonë.
Sot, kur ushtarët tanë mbajnë me krenari uniformën e Republikës së Kosovës, kujtojmë rrugën e gjatë dhe të dhimbshme deri te liria dhe shtetësia.
Por këto festa nuk e kanë gëzimin e plotë.
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe bashkëluftëtarët e tyre mungojnë në mesin tonë, larg atdheut dhe familjeve të tyre.
Në këto ditë historike, shprehim solidaritetin njerëzor me ta dhe familjet e tyre, me besimin në një drejtësi të paanshme dhe me shpresën e ribashkimit të tyre.
Nëntori duhet të na kujtojë se Kosova nuk fillon me asnjë parti politike dhe nuk përfundon me asnjë mandat qeverisës.
Liria dhe shtetësia janë trashëgimi e përbashkët që qendron mbi interesat partiake dhe përplasjet e përditshme politike.
Përtej dallimeve politike, kujtesa historike, respekti për sakrificën dhe dashuria për atdheun duhet të na bashkojnë.
Uroj që në nëntorët e ardhshëm të festojmë së bashku, pa mungesa, pa rëndesa, pa përmallim e me më shumë unitet, dinjitet e krenari kombëtare.
Nderim për sakrificën e brezave për liri!
URIME 🇽🇰🇦🇱



