100 eurot e ndara për sektorin privat para zgjedhjeve pritet të ekzekutohen të hënën
12 qershor 2026
| 17:00
Gjatë së hënës (javën e ardhshme) pritet që të ekzekutohen 100 eurot e ndara para zgjedhjeve për punëtorët e sektorit privat.
Kjo është bërë me dije nga Hekuran Murati në një postim në rrjetin social “Facebook”.
“Puna e komisionit për masën e sektorit privat është drejt përfundimit, dhe ekzekutimi i pagesave pritet të bëhet në fillim të javës që vjen, pra të hënën. Kurse komisioni për masën e studentëve do ta përfundojë punën sapo të ketë marrë konfirmimet përkatëse nga institucionet e arsimit të lartë, për studentët që kanë aplikuar. Edhe për këtë do t’ju njoftojmë me kohë sapo listat për pagesa të jenë gati për ekzekutim”, ka shkruar Murati.



