Glauk Konjufca: Sahit Jashari i përket brezit që e ktheu lirinë e Kosovës në realitet

12 qershor 2026 | 16:50

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Sahit Jashari, duke e vlerësuar atë si një nga luftëtarët e orëve të para të luftës çlirimtare.

Në mesazhin e tij, Konjufca i ka përcjellë ngushëllime të sinqerta familjes Jashari, bashkëluftëtarëve dhe qytetarëve të Kosovës, duke theksuar rolin e Jasharit në organizimin dhe zhvillimin e rezistencës së armatosur për lirinë e vendit.

“Sahit Jashari i përket brezit të atyre që lirinë nuk e panë si ëndërr të largët, por si thirrje të kohës”, ka shkruar Konjufca në “Facebook”.

Ai ka kujtuar se Jashari, qysh në fillimet e organizimit të UÇK-së, së bashku me Adem Jashari dhe luftëtarët e parë, dha një kontribut të rëndësishëm në përpjekjet që, sipas tij, e shndërruan aspiratën e shqiptarëve për liri në realitetin e Kosovës së pavarur.

Konjufca ka theksuar se në jetën dhe veprën e Sahit Jasharit bashkohen dy periudha historike: ajo e rezistencës që ka mbajtur gjallë idealin e lirisë dhe ajo e shtetndërtimit të Kosovës së lirë, që vazhdon atë ideal.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-anëtari i shtabit të përgjithshëm të Ushtria Çlirimtare e Kosovës…