100 fermerë të Mitrovicës do të përkrahen për dëmet që kanë pësuar nga vërshimet

09 gusht 2021 | 13:58

Drejtori për Bujqësi dhe Zhvillim Rural në komunën e Mitrovicës, Ekrem Sadiku, ka bërë me dije se është në përfundim të raportit të komisionit për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet në ketë komunë.

Sipas tij, janë më shumë se 100 fermerë të cilët Ministria e Bujqësisë do t’i kompensojë me 30 për qind të vlerës së dëmeve.

Në mbledhjen e Bordit të Drejtorëve, ai i ka njoftuar drejtorët komunal edhe lidhur me projektet të cilat janë në realizim e sipër në këtë drejtori.

“Komuna e Mitrovicës së bashku me IADK-në dhe në mbështetje të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë do të mbajnë trajnime profesionale për aftësim profesional për 45 punëkërkues, ku 15 fermerë kanë mundësinë të mbështeten financiarisht me grante në vlerë 3,000 euro (vetëpunësim) dhe 5,000 euro (start-up). Po ashtu projekti për hapjen e puseve në bashkëpunim me organizatën ‘Chatar Charity’, ku sipas këtij projekti do të hapen afër 50 puse”, ka theksuar drejtori Sadiku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tenisti, Jannik Sinner, ka fituar “Citi Open” në Uashington, të…