Jannik Sinner bëhet tenisti më i ri që fiton “Citi Open”

09 gusht 2021 | 13:53

Tenisti, Jannik Sinner, ka fituar “Citi Open” në Uashington, të dielën, duke marrë kështu titullin më të madh në karrierën e tij.

19 vjeçari italian, ka mundur amerikanin, Mackenzie McDonald, për titullin e tij të tretë ATP.

Sinner u bë fituesi më i ri i një eventi ATP 500 që kur kategoria u krijua në vitin 2009, shkruan BBC.

“Unë nuk jam duke kërkuar nëse jam më i ri sepse rruga është e gjatë. Ka ende shumë punë për të bërë”, ka thënë Sinner.

Alexander Zverev ishte fituesi i mëparshëm më i ri i ATP 500, pasi triumfoi në Uashington në vitin 2017, në moshën 20 vjeçare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Malishevës “Dr. Shpëtim Robaj”…