100 mijë të papunë deri në fund të vitit, paralajmërohet grevë

30 nëntor 2020 | 08:27

 

Punëtorët teknikë që punojnë në spitale po paralajmërojnë greva nëse nuk do të paguhen shtesë prej 100 eurosh që u kishte premtuar Ministria e Shëndetësisë. Për Ekonomia Online kështu ka thënë kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi.

Azemi ka shtuar se në javën e ardhshme do të kenë një takim koordinues me kryetarët e Shoqatave Sindikale për të vendosur ditën se kur do të hyjnë në greva.

“Ne të martën apo të mërkurën do ta kemi një takim të përbashkët me të gjithë kryetarët e shoqatave sidnikale dhe të përbashkët në nivel të përbashkët do të hymë në një grevë për të cilën edhe pse shpeshherë kanë ditë të na njoftojnë se kjo çështje është e kryer, se ne për pagën prej 100 euro kemi qenë të njoftuar se ata do ta paguajnë, e kemi edhe dokumentin zyrtar nga MSh-ja por doli se nuk do ta paguajnë, atëherë përfundimisht sigurisht se të martën apo të mërkurën do të merret një vendim përfundimtar se cila do të jetë dita për fillimin e grevës në tërë Kosovën”, ka treguar Azemi.

Mes të tjerash, ai ka thënë se deri tani 80 mijë punëtorë të sektorit privat kanë humbur vendin e punës për shkak të pandemisë. Por, problematikë tjetër krahas pandemisë po del të jetë edhe sezoni e dimrit ku, sipas Azemit, deri në fund të vitit pritet që 100 mijë punëtorë të mbesin të papunë.

“Në fakt punëtorët e sektorit privat përpos humbjes së vendeve të tyre të punës, ato po humbin edhe pagat e tyre dhe po përgjysmohen pagat e tyre, sipas gjitha të dhënave punëtorët e sektorit privat deri më tani mbi 80 mijë punëtorë kanë humbur vendin e punës dhe pasi tani jemi në sezonin dimërore dikun me përfundim të këtij viti ne do të humbim mbi 100 mijë vende të punës në këtë periudhë”, ka thënë ai.

I pari i punëtorëve të sektorit privat ka shtuar se nga pakot emergjente, 80 % e mjeteve kanë shkuar në xhepat e pronarëve të kompanive.  “Ne me pakot emergjente dhe me pakot e tjera jemi vendi i fundit në rajon që jemi duke implimentuar por aq më keq që të gjitha këto pako që janë bërë më së paku kanë përfituar punëtorët e sektorit privat sepse ne e kemi thënë që mbi 80% të Pakos Emergjente ato mjete kanë shkuar në xhepat e pronarëve të kompanive sepse normal që në momentin kur Pakoja Emergjente dy herë ka 170 euro i kanë marr punëtorët dhe në muajin vijues po thuajse se të gjitha kompanitë ua kanë tërheq ato 170 euro, ose nuk ua kanë dhanë për atë pjesën tjetër që ju ka takuar dhe të gjitha këto mjete kanë shkuar në xhepat e kompanive. Tragjedia dhe idiotizmi më i madh i parlamentarëve të Kosovës është kjo periudhë, ku ne kemi nevojën më të madh dhe ata bëjnë matematika ndërmjet vete”, ka thënë Azemi.

Azemi ka kritikuar edhe deputetët që nuk po e votojnë Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike. Ai i ka akuzuar këta të fundit se janë duke bërë pazare politike. “Mund të themi se kanë inate politike, por kanë bizneset e tyre politike, sepse ne kemi shumë informacione që në moment kur dalin prej parlamentit këta janë shokë shumë të afërt dhe defiinitivisht po e them janë duke bërë pazare ndërmjet vete partitë politike.

Punëtorët janë të reduktuar, në mungesë të qarkullimit ditor mundemi me i kuptuar disa pronar të kompanive që duhet të bëhet reduktimi i numrit të punëtorëve, por është një version që një shumica e madhe e punëtorëve po punon nga katër orë dhe normal që në fund të muajit merr vetëm gjysmën e pagës sepse nuk kanë edhe buxhet”, ka bërë me dije Azemi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti Shpejtim Bulliqi, që ishte kandidat i LV-së për kryetar…