100-vjeçarja në Francë ngatërron Merkelin me gruan e Macronit

12 nëntor 2018 | 10:21

Gjatë festimeve të 100-vjetorit të paqes pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore përveç takimeve të liderëve politikë botërorë, kishte edhe skena që dilnin jashtë protokollit.

Ndërkohë që presidenti i Francës, Emanuel Macron, takon një grua 100-vjeçare e lindur në të njëjtin vit kur kishte mbaruar Lufta e Parë ajo shprehet se kjo është fantastike.

“Është fantastike”,  thotë gruaja e moshuar, që t’i jap dorën presidentit të Republikës. “Mos më bëni të qaj”, i thotë ajo.

Ndërkohë gjatë fotos ajo duke dashur të kuptojë se me kë ishte afër e pyet kancelaren e Gjermanisë Angela Merkel nëse ajo ishte zonja Macron, por Merkel i përgjigjet në mënyrë shumë të sjellshme se ishte kancelarja e Gjermanisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian Igor Sholtes ka pranuar…