Bardhyl Mahmuti: Humbja e zgjedhjeve e Goebbelsit të Ballkanit nuk do të thotë denazifikim i Serbisë

26 tetor 2026 | 09:12

“Në zgjedhjet e djeshme parlamentare të Serbisë, humbi Ndërmarrja Kriminale e Përbashkët Serbe e Aleksandar Vuçiqit, Ivica Daçiqit, Aleksandar Vulinit, Milan Radoiçiq dhe kompania e tyre.
Mirëpo nuk duhet të harrojmë se përtej spekulimeve për atësinë e Aleksandar Vuçiqit, në gojën e bartësve të protestave dyvjeçare dhe protestuesve në Serbi “shqiptarët” ishin sinonim i së keqes, prandaj slogani “ACO ŠIPTARE” përdorej si sharja më të rëndë që ia bënin Aleksandar Vuçiqit- Goebbelsit të Ballkanit.
Për të vlerësuar demokratizimin e një vendi nuk duhet të kufizohemi në respektimin e procedurave të ndërrimit të drejtuesve institucional, por nga shkalla e zbatimit të vlerave demokratike.
Qasja ndaj krimit të gjenocidit në Kosovë, hapja e arkivave, ndriçimi i fatit të të zhdukurve me forcë gjatë luftës së fundit dhe njohja e realitetit të pavarësisë së Kosovës janë kritere vlerësimi nëse pas zgjedhjeve zë 25 tetorit Serbia do të hapë një kapitull të ri në marrëdhëniet e saj me shtetet e Ballkanit”, ka shkruar në ‘Facebook’ veprimtari Bardhyl Mahmuti.

 

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Zekaj Tours ka shprehur pikëllimin e thellë për vrasjen e…