Vrasja e Arlinda Zekajt, Vlora Çitaku: Duhet të dimë çfarë ndodhi, kush nuk e kreu detyrën dhe çfarë pasojash do të ketë
26 tetor 2026
| 09:17
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke kërkuar përgjegjësi institucionale dhe llogaridhënie për dështimet e mundshme në mbrojtjen e saj. Çitaku ka theksuar se Arlinda është gruaja e tetë e vrarë këtë vit, duke kritikuar mungesën e veprimeve konkrete për mbrojtjen e grave në rrezik.
Ajo ka kërkuar që të shqyrtohet përgjegjësia e secilit institucion dhe zyrtari që kishte për detyrë ta mbronte viktimën, duke kërkuar edhe dorëheqje.“Nuk mjaftojnë më deklaratat e ngushëllimit. Nuk mjaftojnë zotimet se do të bëhet më shumë”, ka shkruar Çitaku, duke kërkuar drejtësi dhe përgjegjësi konkrete.



