100 xhami në Evropë thirrën ezanin me altoparlant

04 prill 2020 | 11:50

Afër 100 xhami në Gjermani dhe Holandë të premten jehuan me thirrjen e ezanit si një gjest mbështetjeje për myslimanët në mes të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID), raporton Anadolu Agency (AA).

Thirrja për lutje u këndua nga xhamitë që i përkasin organizatës ombrellë myslimane turke DITIB dhe Bashkësisë Islame Vizioni Kombëtar (IGMG), një nga shoqatat më të mëdha myslimane turke të Gjermanisë.

Fahrettin Alptekin, përfaqësues i DITIB në Essen të Gjermanisë, tha për AA që ezani u dëgjua nga mbi 50 xhami lokale.

Alptekin tha se ezani që thirret me altoparlant zakonisht nuk lejohet në Gjermani, përveç rasteve të veçanta. Ndërkohë, thirrja e ezanit me altoparlant është duke u përhapur gjithnjë e më shumë në Holandë për ta promovuar solidaritetin kundër virusit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka, ka thënë se…