101 gjilanas të infektuar me Covid-19 po trajtohen në spital

12 prill 2021 | 11:32

Komiteti për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së Covid-19 në Gjilan, nën udhëheqjen e nënkryetarit, Arbër Ismajli, ka mbajtur takimin për vlerësimin e situatës për dy ditët e fundit.

Ismajli ka njoftuar se aktualisht 101 qytetarë të Gjilanit janë duke u trajtuar në spitalin e përgjithshëm, 76 prej të cilëve me oksigjeno-terapi, derisa ka theksuar se 748 raste janë aktive.

Ai ka apeluar të gjithë qytetarët që t’i respektojnë masat kundër përhapjes së Covid-19.

Pasqyra e përgjithshme në Gjilan që prej fillimit të pandemisë është si vijon: nga 19 012 mostra, 5 729 kanë rezultuar pozitivë, 4 848 janë shëruar, 123 qytetarë e kanë humbur betejën me virusin, 748 raste janë aktive dhe të hospitalizuar me Covid janë 101 persona.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja e njohur Rita Ora  po vazhdon të qëndrojë në…