Dy persona pa shenja jete gjenden në Prishtinë dhe Graçanicë

24 tetor 2026 | 09:50

Dy persona janë gjetur pa shenja jete gjatë ditës së djeshme në Prishtinë dhe Graçanicë, bëhet e ditur në raportin 24-orësh të Policisë.

Sipas raportit, në Prishtinë, policia është njoftuar nga emergjenca se një burrë ishte gjetur pa shenja jete në banesën e tij.

Ndërkaq, një rast i ngjashëm është raportuar edhe në Graçanicë, ku një burrë është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij.

Në të dyja rastet, me urdhër të prokurorit, trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka sugjeruar vendosjen e tarifave doganore…