Trump kërcënon me tarifa 200% ndaj Rusisë dhe Ukrainës: Kushtëzim për të arritur paqen

24 tetor 2026 | 09:47

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka sugjeruar vendosjen e tarifave doganore prej 200% ndaj importeve nga Rusia dhe Ukraina, si një mënyrë të mundshme për t’i detyruar të dyja palët të arrijnë një marrëveshje paqeje. Megjithatë, ai ka shprehur skepticizëm për efektivitetin e kësaj mase, duke argumentuar se vëllimi i ulët i tregtisë me të dyja vendet mund ta bëjë presionin ekonomik më pak të dobishëm.

Duke folur gjatë një mitingu zgjedhor në Florida, Trump pretendoi se administrata e tij kishte ndihmuar në përfundimin e konflikteve ndërkombëtare përmes kërcënimeve me tarifa ndëshkuese tregtare. Megjithatë, ai vuri në pikëpyetje nëse e njëjta strategji do të mund të ndikonte në luftën mes Moskës dhe Kievit.

“Ne i dhamë fund pesë luftërave falë tarifave. Unë thashë: ‘Nëse vazhdoni të luftoni, do t’ju vendosim tarifë 200%,’ dhe ata ndaluan. Duhet ta bëjmë menjëherë me Ukrainën dhe Rusinë. Nuk e kisha menduar kurrë. Por ne nuk blejmë mjaftueshëm prej tyre, prandaj nuk funksionon”, u shpreh Trump.

Deklaratat e presidentit amerikan vijnë në kohën kur vazhdon debati mbi mënyrat se si Uashingtoni mund të përdorë presionin ekonomik për të ndikuar në përfundimin e luftës mes Rusisë dhe Ukrainës.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Shtetasi gjerman, i dyshuar për 1 milion euro të padeklaruara…