11 persona ndalohen gjatë 24 orëve të fundit

01 mars 2021 | 13:38

Prokurori i Shtetit ka njoftuar se me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar njëmbëdhjetë persona, për vepra të ndryshme penale dhe është paraqitur një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një personi.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar pesë persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, me urdhër të prokurorit ka bërë ndalimin e një personi, në kohëzgjatje prej 48 orëve.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një person, në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ka paraqitur një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një personi.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar tre persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, në dy raste të ndara.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar një person, për shkak të veprës penale “Tentim vrasja”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesit e Sindikatës së Pavarur të Shërbimit Korrektues të Kosovës…