Presidentja Justina Shiroka Pula viziton Kombëtaren e Kosovës

09 nëntor 2026 | 21:32

Kombëtarja e Kosovës ka pasur sot një mysafire të veçantë në kampin e grumbullimit në hotel “Emerald”, ku është pritur ngrohtësisht Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula.

Ajo është pritur nga presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, përzgjedhësi Franco Foda, futbollistët dhe stafi i Kombëtares.

Me këtë rast, presidenti i FFK-së e ka uruar Shiroka Pulën për marrjen e detyrës së Presidentes së Republikës, duke i dëshiruar suksese në udhëheqjen e vendit dhe në realizimin e projekteve shtetërore.

Nga ana e saj, Presidentja Shiroka Pula ka shprehur kënaqësinë për vizitën dhe takimin me Dardanët, duke i falënderuar për përfaqësimin dinjitoz të Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Ajo i ka vlerësuar futbollistët si ambasadorët më të mirë të vendit, duke theksuar se me talentin, përkushtimin dhe sukseset e tyre kanë arritur ta vendosin emrin e Kosovës aty ku ndonjëherë politika nuk ka mundësi.

Presidentja Shiroka Pula u ka uruar futbollistëve suksese në dy ndeshjet e ardhshme, kundër Izraelit në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe Irlandës në udhëtim, si dhe ka përshëndetur në mënyrë të veçantë tre futbollistët që për herë të parë janë ftuar në Kombëtare.

Në fund, presidenti Agim Ademi i ka dhuruar Presidentes Shiroka Pula fanellën zyrtare të Kombëtares së Kosovës, si simbol të përfaqësimit dhe krenarisë shtetërore.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka…