11-shi i PDK-së, Jakup Nura mbështetje nga qytetarët anekënd Kosovës në garën për deputet
Kandidati i PDK-së për deputet me numrin 11, Jakup Nura është duke marrë mbështetje të fuqishme për zgjedhjet e 7 qershorit.
Në çdo takim me qytetarë, sidomos nga kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së, Nura është marrë mbështetje që të jetë zëri i tyre në Kuvendin e Kosovës. Një gjë e tillë shihet edhe publikimi i aktiviteteve në kuadër të fushatës elektorale.
Sikurse edhe kandidatët tjerë, edhe Nura në takimet me qytetarë është duke prezantuar vizionin e PDK-së dhe kandidatit për kryeministër, Bedri Hamza.
“Takime me qytetarë, të cilat u karakterizuan nga bashkëbisedime të hapura dhe mbështetje e vazhdueshme e qytetarëve, duke dëshmuar besimin e tyre në PDK dhe vizionin e saj për të ardhmen”, ka thënë Nura.
Jakup Nura është njeri nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai ka qenë njeri nga njerëzit më të afërt me komandantin legjendar Adem Jashari.








