11 shtatori, Veseli: Pas sulmit terrorist në ShBA, bota nuk mbeti më e njëjtë

11 shtator 2020 | 13:05

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, ka përkujtuar kujtuar sulmin terrorist që ndodhi më 11 shtator 2001 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Veseli ka thënë se sulmi terrorist në Kullat Binjake në ShBA, ishte tejet i rëndë dhe me pasoja të mëdha për njerëzimin, derisa ka shtuar se në këtë ditë kujtohen mijëra viktima të pafajshme.

“Sulmi terrorist më 11 shtator 2001 në ShBA, ishte tejet i rëndë dhe me pasoja të mëdha për njerëzimin. Terrorizmi global po synonte të cenonte lirinë dhe sigurinë në shtetin që mbron dhe promovon botërisht këto vlera. Kjo ditë, është ditë e kujtimit për mijëra viktimat e pafajshme, ditë e solidaritetit me familjet që humbën më të dashurit e tyre në vendin mik, ShBA-në. Njëherësh është ditë e kujtimit të përkushtimit dhe heroizmit të qytetarëve që kjo tragjedi të ketë sa më pak pasoja”, ka thënë Veseli, duke shtuar se Kosova do të gjendet gjithmonë pranë ShBA-së.

“Nga kjo datë, bota nuk mbeti më e njëjtë, ndërsa qytetarët dhe shteti ynë iu bashkuan me vendosmëri aleancës globale kundër terrorizmit. Kosova do të gjendet gjithmonë pranë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Zoti e bekoftë popullin e saj”, është shprehur Veseli

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
35-vjeçari John Reynolds nga Teksasi bleu një shtëpi me tre…