11 të vdekur dhe 37 të lënduar nga përplasja e autobusit në Ekuador

02 shtator 2018 | 10:47

Së paku 11 veta kanë vdekur pas një përplasjeje të një autobusi mëngjesin e sotëm në pjesën jugore të Ekuadorit.

37 të tjerë kanë pësuar lëndime trupore nga përplasja, është thënë në njoftimin e Agjencisë së Transportit Kombëtar të Ekuadorit.

Autobusi ishte duke udhëtuar nga Cuenca në drejtim të qytetit të Loja. Nga Agjencia e Transportit kanë thënë se fajin që ka ndodhur ky aksident e ka vozitësi i autobusit që ka drejtuar automjetin mbi shpejtësinë e lejuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pianistja Indira Çipa i është bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje, e cila…