NË LLAPUSHNIKUN HEROIK, ATY KU U THYE SERBIA PUSHTUESE, PËRJETËSOHEN TRI EPOKA TË LAVDISË KOMBËTARE, GJERGJ KASTRIOTI, PJETËR BOGDANI DHE ADEM JASHARI

23 nëntor 2026 | 23:04


Ismet Sylejmani

Faleminderit për ftesën, i nderuari shoku, miku dhe bashkëluftëtari ynë trim e sypatrembur, Ismet Sopi-Marini!

Ishte nder dhe privilegj i veçantë për mua të isha pjesëmarrës në atë ngjarje madhështore kombëtare, ku, në kuadër të festave të Nëntorit të lavdishëm shqiptar, në Kishën Katolike Shqiptare në Llapushnikun heroik, u nderuan tri figura madhore të historisë tonë kombëtare!

Kryeheroi i përjetshëm i Kombit shqiptar, Gjergj Gjon Kastrioti – Skënderbeu, personaliteti i shquar i historisë, kulturës dhe identitetit shqiptar, Pjetër Tadej Bogdani dhe Komandanti Legjendar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Shaban Jashari!

Shumë i nderuari shqiptari i madh, atdhetari dhe patrioti i shquar i kombit tonë, Ismet – Marin Sopi !

Ftesa Jote për mua ishte nderim i madh, sepse aty ku nderohen dhe përjetësohen figurat më madhore të historisë shqiptare, aty ku shpalosen monumentet e Gjergjit, Pjetrit dhe Ademit, si simbole të qëndresës, të identitetit dhe të luftës shekullore për liri kunder pushtuesve osman e serb, faleminderit qe ma bëre të mundur të mos mungoja!

Prandaj, me respektin dhe mirënjohjen më të thellë, edhe njëherë të falënderoj që më ftove dhe më bëre pjesë të një ngjarjeje të jashtëzakonshme, e cila do të shkruhet me shkronja të arta në historinë moderne të popullit shqiptar të Kosovës në veçanti dhe të shqiptarizmës në përgjithësi!

Ishte në nderin tim që atë natë të paharruar të 22 Nëntorit 2026, pikërisht në përvjetorin e 118-të të Kongresit historik të Manastirit, kur rilindësit dhe mendjet më të ndritura të kombit tonë i dhanë gjuhës shqipe alfabetin e njësuar me shkronja latine euroatlantike, të isha pjesëmarrës në këtë manifestim të madh me përmasa kombëtare!

Atë natë, në Kishën Shqiptare Katolike në Llapushnik, gjithashtu pata kënaqësinë dhe nderin e madh të isha bashkë me shumë miq, shokë, bashkëluftëtarë, atdhetarë dhe patriotë të dëshmuar të çështjes tonë kombëtare!

Në mesin e tyre ishin edhe Munollët e Pollatës legjendare, me Heroin e Gjallë të Kombit, Ibush Munollin, Kryepersonazhin mitik të betejës heroike të 13 Shtatorit 1990 kundër forcave policore-ushtarake serbe në Pollatë të Llapit!

Prania e tij dhe e Munollëve të tjerë të Pollatës i dha asaj mbrëmjeje një peshë të veçantë historike, sepse aty ishte njëri nga protagonistët e gjallë të qëndresës shqiptare, një dëshmitar i një kapitulli heroik të përballjes frontale me njësitet pushtuese serbe!

Bashkë me ta ishin edhe burra të tjerë të nderuar, atdhetarë dhe patriotë të dëshmuar, ndër të cilët atdhetari e patrioti, ish i burgosuri politik Ali Latifi, vëlla i Komandantit të lavdishëm të UÇK-së Muhamet Latifit, Arsim Latifi, djali i atdhetarit të madh, patriotit të shquar dhe ish-të burgosurit politik me 18 vite burg të paharruarit Avdi Larifi, si dhe atdhetari Afrim Xh Fusha, bashkë me vëllanë dhe nipërit e tij!

Prania e këtyre burrave, me histori familjare të lidhura me mbijetesen, qëndresën dhe luftën për lirinë dhe çlirimin e Kosovës, dëshmoi se ajo mbrëmje nuk ishte vetëm një manifestim solemn, por një takim i brezave që e kanë mbajtur gjallë idealin e luftës për liri dhe bashkimit kombëtar!

Ismet Sopi – Marini, atdhetari, patrioti, ish i burgosuri politik, intelektuali i shquar shqiptar dhe lufteyati e Komandanti me armë në duar i UÇK-se në Drenicë, me kontributin e tij të madh gjatë luftës dhe pas saj, në shërbim të çështjes shqiptare, ka dëshmuar përkushtim të vazhdueshëm ndaj vlerave historike, shpirtërore, kulturore dhe kombëtare te popullit shqiptar!

Me ngritjen e Kishës Shqiptare Katolike në zemër të teritorit te lirë të Llapushnikut, ai ka lënë një vepër me domethënie të veçantë historike e kombëtare, e cila ngrihet si simbol i identitetit, i besimit, i mbijetesës, qëndresës dhe i kujtesës tonë historike kombëtare!

Dhe jo rastësisht epiqendra është në Llapushnik!

Në Llapushnikun heroik, ku poshtë shtrihet Gryka legjendare e Llapushnikut, vendi i barikadës së lavdishme të Grykes se panënshtruar, të cilën hordhitë ushtarako-policore serbe nuk arritën të kalonin, sepse për ditë e netë, javë dhe muaj ushtarët trima e dragonj të heroizmit masiv skenderbegian të UÇK-së, e mbajtën të pashkelur nga tanket dhe makineria ushtarako-policore e Serbisë pushtuese, ndërsa lartë Pallaniku dhe vargmali i Berishës se lavdishme, me Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me Radion Kosova e Lirë dhe Agjencinë e Lajmeve KosovaPress, qëndronin kurora të papaushtuara shqiptare!

Aty ku fjala e lirë shqiptare, përmes Radios Kosovës së Lirë dhe Agjesisë së lajmeve KosovaPress, shpërndante në botë zërin e një populli heronjësh që luftonte për liri e çlirim, aty ku vepronte dhe qëndronte një pjesë e rëndësishme e organizimit të luftës çlirimtare, ushtria dhe policia serbe nuk arritën ta mposhtnin dhe ta shuanin zërin e lirisë, të qendresës dhe luftës së armatosur shqiptare!

Ndonëse dora e djathë e xhelatit Milosheviq, krimineli famëkeq Vojislav Sheshel kërcënonte me mposhtjen dhe pushtimin e Kleçkës, Ti i nderuar heroi i gjallë i luftës së armatosur bashkë me bashkëluftëtarë, e mbajtëe simbolikën, dhe Berisha mbeti e pashkelur dhe e pamposhtur e lidhur përgjithmonë me historinë e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe simbol i luftës frontale të heroizmit masiv të Komandantit Legjendar të UÇK-së Adem Jashari me familje!

Ngritja e Kishës Shqiptare Katolike pikërisht në atë hapësirë historike nuk përfaqëson vetëm një vepër fetare dhe arkitekturore, por ajo është një vepër me mesazh të thellë kombëtar, që lidh trashëgiminë shpirtërore të shqiptarëve të lashtë me historinë e tyre të përgjakshme për liri, dinjitet dhe ekzistencë mbinjerëzore kombëtare!

Vendosja e monumenteve të Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, Pjetër Bogdanit dhe Adem Jasharit, në atë hapsirë me histori lavdimadhe përbën një bashkim simbolik të tri epokave të mëdha të historisë tonë kombëtare!

Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, simboli i qëndresës shekullore shqiptare për liri dhe mbrojtjen e Atdheut nga pushtimi osman!

Pjetër Bogdani, simboli i i luftës me armë në duar, i dijes, i kulturës, i gjuhës dhe i vetëdijes tonë historike e kombëtare!

Adem Jashari, simboli i sakrificës sublime, i luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe i flijimit të jashtëzakonshëm për lirinë e Kosovës!

Tri figura madhore, tri epoka historike, por një ideal i përbashkët, liri, ekzistencë e përjetshme dhe dinjitet euroatlantik të Kombit Shqiptar!

I dashur shoku dhe bashkëluftëtari ynë, Ismet Sopi – Marini!

Ti, me këtë vepër dhe me këtë manifestim, ke dëshmuar se historia e kombit nuk nderohet vetëm me fjalë dhe me përkujtime solemne, por edhe me vepra që mbeten dëshmi për brezat që vijnë!

Monumentet nuk janë vetëm gurë të skalitur dhe figura të ngritura në piedestal, ato janë më shumë, shumë më shumë!

Monumentet janë kujtesa e gjallë e një populli, janë amaneti i të parëve tanë, janë dëshmia e mbijetesës tonë shekullore kombëtare dhe porosia që historia ua përcjell brezave të ardhshëm me saktësi!

Bustet e të mëdhenjëve të Kombit na kujtojnë se liria nuk erdhi dhuratë, se identiteti ynë nuk u ruajt pa sakrifica heroike dhe se rruga jonë historike është ndërtuar mbi mbi luftërat e armatosura dhe në themele ka gjakun dhe idealet e shumë brezave shqiptarësh të shkrirë për çdo gjë shqiptare!

Prandaj, nata e 22 Nëntorit 2026, në Llapushnikun e lavdishëm, aty ku qëndronte e heshtur dhe e bardhë Nëna e Planetit njerëzor, Nënë Tereza, do të mbetet për mua një kujtim i paharruar, një përjetim i veçantë shpirtëror, atdhetar dhe kombëtar!

Faleminderit, i nderuari Ismet Sopi – Marini, për ftesën, për respektin, për veprën dhe për kontributin Tënd të çmuar në shërbim të historisë dhe të identitetit tonë origjinal kombëtar!

Lavdi e përjetshme Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, Pjetër Bogdanit dhe Komandantit Legjendar Adem Jashari!

Lavdi të gjithë heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të kombit shqiptar!

Llapushniku heroik, Gryka e tij legjendare dhe malet e Berishës së lavdishme, do të mbeten përgjithmonë pjesë e artë e memories historike të luftës për liri dhe e krenarisë tonë kombëtare!

Prishtinë, 23 Nëntor 2026!

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Milan Radoiçiq, organizatori i sulmit të armatosur në Banjskë, është…