11 të vdekur në sulmin në një lokal në Meksikë

27 shtator 2020 | 23:51

Njëmbëdhjetë persona kanë vdekur pas një sulmi në një bar në Meksikë të dielën, kanë njoftuar autoritetet meksikane, raporton agjencia Reuters.

Meksika është duke luftuar për të ulur numrin e vrasjeve në vend dhe i ka bërë, ndërsa Qeveria ka bërë thirrje të ndalet dhuna e bandave.

Zyra e prokurorit të përgjithshëm në shtetin meksikan Guanajuato ka njoftuar se janë gjetur trupat e shtatë burrave dhe katër grave në një bar në orët e hershme të së dielës. Një grua tjetër është gjetur me lëndime të marrë nga të shtënat me armë.

Guanajuato është bërë skenë e luftës mes bandave, mes asaj lokale Santa Rosa de Lima dhe kartelit të fuqishëm Gjenerata e Re e Jaliscos.

Në korrik, një person kishte vrarë 24 persona në një qendër rehabilitimi të personave që përdorin narkotik në Guanajuato.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidatët për patentë shofer nuk mund të hynë në test…