11 vjeçari i prindërve nga Kosova, arrinë të bëhet pjesë e teatrove gjermane

06 janar 2019 | 00:04

Mërgimtarët të cilët jetojnë dhe veprojnë prej vitesh e dekadash largë atëdheut, kanë mbetë ajo pjesa e krenarisë tonë kombëtare me të arriturat e tyre qoftë në punë, sport, kulturë e dimensione tjera të jetës!

Puna dhe arritjet e tyre të pa ndalshme në vendet dhe shtetet ku ata veprojnë dhe jetojnë, kanë bërë që komuniteti shqiptarë nga një komunitet dikur i pa dëshirueshëm për vendasit, të kthehet në një komunitet të dashur dhe të respektuar, duke u radhitur në mesin e popujve të lashtë evropian! 

Duke qenë dëshirë e flaktë e gjenerave të vjetra të mërguara në vende të ndryshme të botës, pasardhësit e tyre sot po tregohen jashtëzakonisht të suksesshëm sidomos në biznes, kulturë, sport e diplomaci.

Njëri prej tyre është edhe Sami Hyseni ose ‘Semi’, biznesmeni kosovar, që jeton në Koblenz të Gjermanisë. 

Veprimtaria e tij nuk lidhet vetëm me hotelieri, ku  është pronar i hotelit  “Continental” në Koblenz.

Jeta dhe vepra e tij lidhet me shumë vende të botës.

Ai ka arritur të zgjeroj biznesin e tij në përmasa globale, duke u llogaritur si biznesmen me renome ndërkombëtare.

Edhe dëshira e Samiut sikurse e çdo prindi është që fëmijët e tyre të trashëgojnë aftësitë menaxheriale dhe biznesore që të vazhdojnë karierën, duke i bërë ata krenarë. 

I biri i tij Edison Hyseni, i lindur dhe duke u rritur në Gjermani, me vetëm 11 vjet, ushtron profesionin e aktorit që disa vite ne teatrin kryesor të Koblenzit. 

Në bazë të aftësive të tij personale,  Edi arriti të jetë pjesë e serialit “Çka ka shpija”, i cili transmetohet në RTK. 

Ai poashtu ka luajtur edhe në njërin nga komeditë e humoristit të njohur nga Kosova, Sevdai Radogoshit (Qumilit), në atë të “Gazuzi dhe Zemërnija në baushtell”, të realizuar në Gjermani!

Duke shpresuar që Edisoni të arrijë famë botërore, ai vazhdon angazhimin e tij edhe në teatrin gjerman me role kryesore.

Pranzaj besojmë fuqishëm se e ardhmja e këtij vogëlushi do të jetë e ndritur, do të na bëjë krenar, siç kanë bërë shumë të rinjë të tjerë, në shumë sfera të jetës.

Bonn Sami Fejza

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy kryediplomatët e Shqiperisë nga Kosova Ismet Sylejmani Historia e…