HASAN PRISHTINA DHE GENT CAKAJ

05 janar 23:39

Dy kryediplomatët e Shqiperisë nga Kosova

Ismet Sylejmani

Historia e popullit shqiptar është e mbushur me shume ngjarje të mëdha dhe te lavdishme, me personazhe të mëdha brenda sajë, të cilat me veprimtaritë e tyre kanë luajtur rol të madh dhe kane shkaktuar lëkundje shumë goditëse, të cilat kanë rezultuar me debate të mëdha, dorëheqje e largime të shumta, me akuza e kundërakuza, me sharje dhe fyrje nga më të ultat, me vleresime e nënqmime nga më të ndryshmet!

Në Shqipëri që kur është shpallur Pavarësia e sajë në Vlorë prej vitit 1912 e këndej, kanë dalur shumë qeveri njëra pas tjetrës, të cilat në kabinetet e tyre kanë pasur personalitete nga më të veçantat që kanë ardhur nga profile të ndryshme por edhe nga qytete e krahina të Shqiperise politike dhe trojeve të mbetura jashtë sajë!

Pas Isa Boletinit për të cilin kurrë nuk dihet saktë se cili ishte roli dhe pozita e tijë në Qeverinë e Ismail Qemalit, në qeveritë tjera të Shqipërisë përpos patriotit të madh kombëtar Hasan Prishtina që 6 ditë ishte Kryeminister i Qeverisë së Shqipërisë dhe Ministër i Puneve të Jashtme, kurrë më nuk pati një tjetër anëtarë të lartë qeverie nga Kosova!

Gjatë Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare në Luftën e Dytë Botërore në Shqipëri të udhëhequr e të komanduar nga Enver Hoxha, në Komitetin Qendror të PKSH-së dhe në Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë Nacional-Çlirimtare ishte shqiptari nga Kosova Ramadan Çitaku, kurse dihet nga të gjithë se nuk ishte e mundur që të lejohej një personalitet shqiptar nga Kosova që të përfshihej në udhëheqjen e lartë në Qeverinë e Shqipërisë dhe njëkohësisht të vazhdonte të jetonte në mënyrë normale në Kosovë, ngase Serbia pushtuese dhe aleatët e sajë në ish-Jugosllavi, një dicka të tillë nuk do të lejonin!

Ndryshimet politike në Shqipëri pas vitit 1990 e deri te qeveria e Kryeministrit Rama, ndonëse propagandohej me shumë pompozitet, se këto zhvillime kishin sjellur në pushtet klasen politike që ishte prokosovare të demokratëve, nuk sollën në këtë drejtim asgjë të re dhe nuk pati asgjë për tu shënuar dhe për tu mbajtur mend!

Fillimi i luftës së armatosur të UÇK-së, ndihma e madhe dhe bombardimi i NATO-s mbi caqet ushtarako-policore nëpër teritoret e luftës në Kosovë dhe në gjithë Serbinë, dhe përfundimi i luftës me largimin e Serbisë pushtuese nga Kosova, solli realitete të reja për popullin shqiptar në Ballkan!

Në vitin 2008 Kosova shpalli Pavarësinë e saj dhe u bë shtet i pavarur dhe sovran të cilin e njohën dhe e pranuan mbi 100 shtete të botës duke vequar që në mesin dhe ndër të parat ishin SHBA-të, Anglia, Gjermani, Franca, Italia, Holonda etj!

Në udhëheqjet e qeverive të Shqipërisë defiluan shumë kryeministra e ministra nga të gjitha anët dhe të profileve të ndryshme!

Por historia nuk njeh asnjë rast tjetër, që në qeveritë shqiptare të kenë pasur funksione të larta me perjashtim të figurës së madhe atdhetare të Hasan Prishtinës!

Ardhja e Edi Ramës Kryeministër i Qeverisë së Shqipërisë dhe atë në mandatin e tij të dytë, solli risitë e mëdha dhe të panjohura që nga epoka e Hasan Prishtinës!

Kryeministri Rama, në hapin e parë paralajmeroi se në përbërjen e kabinetit të tij qeveritar do të angazhonte personalitete të fushave të ndryshme, dhe në funksion të kësaj, nga Kosova angazhoi personalitete në nivel të zv. ministrave!

Angazhimi dhe caktimi i zv. ministrave sado që ishte në ministri relevante, nga shumë analist e vlerësues u pa si fushatë elektorale dhe me një angazhim për të amortizuar para faktorit relevant ndërkombëtar përpjekjen e partive politike shqiptare në Kosovë dhe Luginë të Preshevës për bashkim me Shqipërinë të viseve shqiptare të aneksuar dikur ish-Jugosllavisë përkatësisht Serbisë.

Por riformatimi i Qeverisë së Shqipërisë nga Kryeministri Rama, në dhjetor të vitit 2018 që sapo e lamë pas dhe caktimi i dy ministrav nga Kosova përkatësisht dhënia e personaliteteve nga Kosova të drejtojë me ministrinë e jashtme dhe të ministrisë së arsimit, sportit dhe rinisë, kjo është kulmi i ndryshimit të madh dhe këtë koha do ta dëshmojë, se a do të jetë vendim historik e cilësor apo jo, koha do ta dëshmojë se sa do të jetë progresive apo jo, koha do ta deshmoje se sa do të jetë përparimtare dhe në funksion të bashkimit kombëtar të ëndërruar nga të gjitha gjeneratat deri më tani!

Emrimi i shqiptarit nga Kosova Gent Cakaj për të udhehequr me diplomacinë shqiptare, por edhe i shqiptares nga Kosova Besa Shahinit për të udhehequr me arsimin, sportin dhe rininë, këto janë padyshim vendime dhe hapa të mëdhenj të Kryeministrit të Qeverisë së Shqipërisë Edi Rama në veçanti por edhe fitore e madhe e forcave progresive për bashkim me Shqipërinë!

Lajm i medh ishte kur doli në mjetet e informimit se Minister i Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë do të jetë shqiptari nga Kosova Gent Cakaj!

Gjithashtu lajm i madh ishte kur doli në mjetet e informimit se Minister i Ministrisë se Arsimit , Sportit dhe Rinisë të Shqipërisë do të jetë shqiptarja nga Kosova Besa Shahini!

Këto emrime pavarësisht nga kualiteti janë apo jo të qëlluara, sa i perket personaliteteve dhe vendeve prej nga vijnë, janë paralajmerime për ndryshime të mëdha të funksionimit në të ardhmen të të gjitha kabineteve qeveritare te Shqipërisë!

Ndoshta praktika të tilla do të ndjeken nga ana e kabineteve qeveritare të Shqipërisë edhe me shqiptarët në Maqedoni, me shqiptaret e Luginës së Preshevës dhe ata të Malit të Zi!

Apo edhe Qeveria e Kosovës do të angazhojë në radhët e saja personalitete shqiptare e figura të shquara nga Shqipëria, Maqedonia, Lugina e Preshevës dhe Mali i zi!

Apo edhe partneri shqiptar i koalicionit qeverisës në Maqedoni do të ndjekë një shembull dhe praktikë të tillë ku do të angazhojë personalitete shqiptare nga Shqiperia, Kosova, Lugina e Preshevës dhe nga Mali i Zi!

Derisa të percaktohet saktë e me ligje e kushtetutë, lejohet apo jo angazhimi dhe ngritja në pergjegjësi për ushtrime të larta të angazhimeve në rangje ministrash e zv.ministrash apo edhe ambasador në vende të ndryshme, Shqipëria prinë si zakonisht nëpër histori!

Por deri në të ardhmen që mund të presim me kurreshtje se cfarë do të ndodhë, mund të konstatojmë, se një nga ngjarjet e mëdha të vitit 2018 në Shqipëri, me jehonë të madhe ishte emrimi i këtyre dy dikastereve me personalitete nga Kosova!

Ndërkaq e veçanta dhe spektakularja është se pas patriotit të madh të kombit Hasan Prishtina, Gent Cakaj nga Kosova, është Ministri i dytë i Punëve të Jashtme në historinë e diplomacisë së Qeverisë së Shqipërisë!

Hasan Prishtina ishte nga fsh. Polac i Drenicës, kurse Gent Cakaj është me prejardhje nga Gjakova, i lindur dhe i rritur ne Prishtinë!

Këto emrime dhe zgjidhje të Kryeministrit Rama, janë të mëdha dhe historike, sepse për herë të parë që nga koha e qeverisë hasaniste, Kosova udhëheqë edhe me Diplomacinë edhe me Arsimin e Shqipërisë!

Ky realitet i madh jo vetëm është produkt i luftës heroike çlirimtare që ka zhvilluar populli shqiptar i Kosovës dhe viseve të saja në emblemen e UÇK-së, ku me ndihmen permanente të Nanës Shqipëri dhe aleateve tanë të mëdhenj SHBA etj., kemi fituar luftën kundër Serbisë pushtuese, prandaj kjo klimë e re postçlirimtare ka sjellë edhe zhvillime të mëdha pozitive që edhe optimistët më të mëdhenj kurrë nuk do të kishin mundur ta imagjinonin se do të vinte ndonjëherë!

Dy kryediplomatë të Shqipërisë në kohëra e periudha të ndryshme, Hasan Prishtina e Gent Cakaj, te dytë të Kosovës, njeri i Drenicës e tjetri i Gjakovës!

Hasan Prishtina dhe Gent Cakaj dy gjenerata të largëta mes vete, brenda të cilëve Kosova kjo krahinë famëmadhe e Atdheut, ka lindur dhe rritur djem e burra të lavdishëm, të cilët ia kanë rritur namin dhe ia kanë zbardhur faqen kombit shqiptar.

Njëri vinte nga shkolla dhe diplomacia turke, kjo pse vendi i tij ishte i pushtuar nga Turqia, kurse tjetri vjen nga shkolla e kohës se qeverisjes botërore në vendin e tij në Kosovë!

Njëri ishte organizator dhe intelektual e atdhetar popullor që marrjen e pushtetit politik dhe udhëheqjen me qeverinë dhe diplomacinë shqiptare e kishte objektiv për ta çliruar dhe zhvilluar e përparuar dhe bashkimin e Shqipërisë me pjesët e ndara të saje, dhe për ta çliruar e shpëtuar Kosovën nga zgjedha serbe, kurse Genti vjen në krye të diplomacisë shqiptare jo pse ka parti politike apo mbeshtetje politike shtetërore nga Kosova sikur kishte Hasan Prishtina, ngase po ta gëzonte një epërsi të tillë do të ishte fillimisht pjesë e kabinetit qeveritar të Kosovës!

Hasan Prishtinën historia dëshmon se e kanë përkrahur dhe e kanë mbështetur figurat dhe personalitetet e mëdha të Shqipërisë, por edhe pse e kanë deleguar nga baza e popullit për të udhëhequr e për të drejtuar me fatet e Atdheut, ka pasur shumë që edhe e kanë xhelozuar dhe më shumë se kaq edhe e kanë penguar dhe sabotuar, por kjo edhe atëherë edhe sot justifikohet sepse, atëherë ishte Shqiperia e dalur nga pushtimi 5 shekullor turk, ndërsa ndaj Kosovës vendlindjes së Hasanit po niste mbi supet e saj pushtimi i ri serb, e ky pushtim do të ishte pengesë për ecjen përpara të asaj Shqiperie të dalur nga Pavarësia e 1912!

Qarqet shoviniste serbe dhe armiqt e kombit shqiptar kudo që janë, do ta kenë pritur emrimin e shqiptarit nga Kosova shef të diplomacisë së Shqipërisë, si lajmin e parë të zi të vitit 2019!

Ky emrim i madh dhe historik, për Serbinë pushtuese do të jetë thike në zemër, pasi përfundimsht ajo tash do të ketë edhe më shumë tollovi në kampin e qadrës së sajë, sepse përballë do të këtë dy Kosova e një Shqipëri, dhe kjo në diplomaci është më shumë se sa një fitore e madhe!

Ndaj Gent Cakajt sot, njëjt sikusrse ndaj Hasan Prishtinës në të kaluarën, mund të ketë kundërshtime, do të ketë ndërskamca e prapaskena, do të ketë edhe xhelozi e edhe përbuzje, ndonëse për dallim nga Hasan Prishtina i madh e i lavdishëm, Genti e ka shumë më lehtë, skajshmërishtë e ka shumë më lehtë, sepse e ka përkrahjejn dhe mbështetjen e fuqishme të Kryeministrit të Shqipërisë, që padyshim se është përparësi e madhe, që e bën që në start fillimin e madh dhe të suksesëshëm të kryediplomatit të ri të Shqipërisë!

Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë Gent Cakaj në veçanti dhe bashk edhe me Besa Shahinin Ministren e Arsimit, Sportit dhe Rinisë së Shqipërisë, janë fillimi i madh i vitit të ri 2019!

Me këto emërime të rëndësishme dhe të guximshme politike, hasanizmi si filozofi dhe praktikë përparimtare për bashkim kombëtar, ka shënuar sukses të mëdh në arenën e politikës qeveritare dhe diplomatike shqiptare në fillim të vitit 2019!

Kosova sikur në epoken e ndritur të Hasan Prishtinës, nëpër histori ka dhënë shumë për Shqipërinë, që u dëshmua në LANÇ, në luftën e UÇK-së, në pjesmarrjen e sportistëve kosovar në lojrat për kombëtaren shqiptare e tash edhe në politikën aktive ditore e të planifikuar e projektuar kombëtare!

Po rritemi e po zgjerohemi, po ecim përpara e po dëshmojmë se jo vetëm të vetëm, por edhe të bashkuar dijmë të prosperojmë e përparojmë, e kurrë më nuk mund të na ndalin ata që ia kanë dashur dhe ia duan të keqen Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Hasan Prishtina dhe Gent Cakaj, dy kryediplomatët e Shqipërisë nga Kosova!

Me Gentin dhe Besën në Qeveri, kjo dëshmon dhe tregon se Shqipëria po ndryshon në mendësinë politike, realitet i ri ky që na dërgon me shpejtësi zëri në ambientin integrues e progresiv euroatlantik.

Këto emërime janë fitore për Kosovën, ta shohim si do të priten në Shqipëri dhe sa do ta ndihmojnë dhe prosperojnë dy personalitetet nga Kosova në kabinetin qeveritar të Kryeministrit Rama!

Shkrimi im nuk do të duhej të kuptohej si shkrim lokalist,sepse parametrat matës të intelektualizmit dhe profesionlizmit të kryediplomatit të ri të Shqipërisë janë fakte, e këto janë ato që e argumentojnë dhe e dëshmojnë të kundërtën.

Lavdi e perjetshme jetës dhe veprës se patriotit të madh Kryeministrit dhe kryediplomatit të Qeverisë së Shqipërisë Hasan Prishtina!

Suksese kryediplomatit të Shqipërisë, kosovarit Gent Cakaj!

Suksese dhe punë te mbarë Ministrav nga Kosova në Qeverinë e Shqipërisë Gent Cakaj dhe Besa Shahini!

Prishtinë, me 5 Janar 2019!

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Spoti i “Xing me Ermalin” ku njoftohej se i ftuar…