“Ç’janë këta shokë që kanë oxhak 18 mijë euro?” Përgjigjet kryeministri Rama

05 janar 2019 | 23:13

Spoti i “Xing me Ermalin” ku njoftohej se i ftuar ishte kryeministri Edi Rama çmendi rrjetin për disa ditë rresht. U komentua shumë oxhaku që shfaqej në studion ku kryeministri po pikturonte dhe u vu në shënjestër çmimi i tij 18 mijë euro.

Rama reagoi me një status në “Twitter” ku bënte të ditur se ndodhej në shtëpinë e shokut të tij.

“Qenka mbushur kazani i plehrave të pas festës së Vitit të Ri me oxhakun tim kozmik, që kadrinjtë e kanë zbuluar me rreze lazer në spotin e Ermalit. Eh,ja që s’është as oxhaku as shtëpia ajo, po atelieja e mikut tim qeramist, ku bujarisht jam i mirëpritur për orët e mia krijuese”, shkruante Rama.

I ftuar mbrëmjen e së shtunës në “Xing me Ermalin”, moderatori e pyeti kryeministrin: “Ç’janë këta shokë që kanë oxhak 23 mijë euro?”

“S’është oxhaku im. Sa herë do thuhet do rritet çmimi. Shko pyet shokun, është artist, qeramist, ka 30 vjet që punon, tani unë s’i kërkoj llogari ku e ke gjetur derën, ku e ke gjetur oxhakun”, u shpreh kryeministri duke shtuar se ligji antishpifje është në proçes.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
31 dhjetori ishte dita e fundit e llotove dhe lojërave…