Behgjet Pacolli dëshmon për rreth 7 orë në SPAK lidhur me Aeroportin e Vlorës

26 tetor 2026 | 18:54

Biznesmeni Behgjet Pacolli, pronar i kompanisë Mabetex, ka dhënë dëshmi për rreth shtatë orë para Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), lidhur me çështjen e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës.

Përmes një reagimi publik, Pacolli bëri të ditur se gjatë paraqitjes së tij në SPAK ka prezantuar fakte, dokumente dhe rrethana që, sipas tij, lidhen me zhvillimet rreth aeroportit.

Ai pretendon se bëhet fjalë për ndërhyrje të paligjshme në strukturën e pronësisë, shpërfillje të vendimeve gjyqësore dhe cenim të pronës private.

Pacolli u shpreh se ka besim në institucionet e drejtësisë në Shqipëri dhe pret që ato të veprojnë në mënyrë të pavarur, duke garantuar respektimin e ligjit.

Ai theksoi gjithashtu se do të vazhdojë bashkëpunimin me SPAK-un dhe institucionet e tjera kompetente deri në sqarimin e plotë të çështjes dhe mbrojtjen e të drejtave të tij ligjore.

“Askush nuk është mbi ligjin. Prona private dhe vendimet e gjykatave duhet të respektohen”, thuhet në mesazhin e Pacollit.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Javën që lamë parë është ekstraduar në Kosovë i shumëkërkuari…