11-vjeçari nga Shtimja arrin t’u ikë kidnapuesve, paraqitet në polici

09 prill 2018 | 08:27

Një 11-vjeçar nga Shtimja i cili mbrëmë u kidnapua, ka arritur që të ikë nga automjeti i personave të dyshuar.

Kështu raporton policia e rajonit të Ferizajt, ku bëhet me dije se djali menjëherë pasi ka ikur nga kidnapuesit është paraqitur në stacion policor pak pas mesnatës.

“Viktima është në gjendje të mirë shëndetësore dhe sipas deklaratës së tij,ai kishte arritur që të dalë nga automjeti i të dyshuarve dhe është paraqitur në polici. Hetuesit policor janë duke i vazhduar hetimet për zbardhjen e rastit”, thuhet në komunikatën e policisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Hungari shpalli partinë Fidesz të…