113 të arrestuar gjatë protestave në Paris

21 mars 2023 | 12:06

Gjatë protestave që janë zhvilluar në pjesë të ndryshme të Parisit të hënën, pas miratimit të planit të diskutueshëm të reformës pensionale, janë arrestuar 113 persona.

Ligjvënësit francezë kanë refuzuar të hënën propozimin për mocionin e mosbesimit të qeverisë, e cila ka çuar në miratimin e planit të diskutueshëm të reformës pensionale të Francës.

Në Paris ka pasur tensione në mes të protestuesve dhe policisë. Demonstruesit në kryeqytetin francez janë mbledhur në vende të ndryshme si stacioni: Saint-Lazare, Places de République dhe Bastille.

Protestuesit kanë rrokullisur kontejnerët e plehrave të mbushura në rrugët e kryeqytetit dhe ua kanë vënë flakën.

Mediat lokale kanë raportuar se 113 protestues janë arrestuar në Paris.

Reformat përfshijnë rritjen e moshës së pensionit nga 62 në 64-vjeç, si dhe të paktën 43 vjet punë për t’u kualifikuar për pension të plotë.

Plani ka ngjallur zemërim publik që kur është propozuar vitin e kaluar, duke shkaktuar protesta dhe greva masive në të gjithë vendin që nga janari.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) ka bërë me dije se…