12 kandidatë në garë për drejtor të Bibliotekës Kombëtare

12 mars 2024 | 15:34

Konkursi për drejtor të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, i shpallur më 09.02.2024 nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, është mbyllur dje.

Për këtë pozitë, sipas burimeve të gazetës “Epoka e re”, kanë konkurruar 12 kandidatë, më shumë se gjysma e tyre doktorë shkencash.

Kandidatët që kanë konkurruar kanë përfunduar studimet, kryesisht, në Fakultetin e Filologjisë dhe të Filozofikut.

Tash i mbetet Këshillit Drejtues të Bibliotekës Kombëtare të bëjë përzgjedhjen e kandidatëve të cilët i kanë plotësuar kriteret e konkursit të MKRS-së dhe të fillojë procesin e intervistimit të tyre.

Gazeta “Epoka e re” merr vesh se dy prej kandidatëve për drejtor janë edhe ish-drejtori i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, Fazli Gajraku, dhe ushtruesja e detyrës e drejtorit, Bukurie Haliti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është hedhur shorti për fazën gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë…